Biden arrin në Uashington, shumë shpejt konferenca për media

Amerika

Biden arrin në Uashington, shumë shpejt konferenca për media

Nga: M.H. Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:47
Presidenti Joe Biden largohet nga Marine One ndërsa mbërrin në Fort McNair në Washington, DC, më 16 gusht.

Presidenti Biden ka arritur në Uashingon para pak minutash, ai do të arrijë shumë shpejt në Shtëpinë e Bardhë.

Nga Shtëpia e Bardhë, kanë treguar që Biden në mëngjes është informuar për situatën në Afganistan.

Presidenti u informua nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes dhe Kryetarin Milley, mbi situatën e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, dhe përpjekjet e vazhdueshme për evakuoni në mënyrë të sigurt qytetarët amerikanë, personelin e Ambasadës Amerikane dhe stafin lokal, aplikantët e SIV dhe familjet e tyre dhe afganët e tjerë të cenueshëm.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar tani në Shtëpinë e Bardhë që Biden t'i japë vërejtjet e tij për ngjarjet që kanë ndodhur sot./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat