A pati “veprime armiqësore” mes talebanëve dhe ushtrisë amerikane? Përgjigjen nga Pentagoni

Amerika

A pati “veprime armiqësore” mes talebanëve dhe ushtrisë amerikane? Përgjigjen nga Pentagoni

Nga: A.Zh Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:11
John Kirby

Në dhomën e konferencave të Pentagonit, zëdhënësi John Kirby është pyetur nëse SHBA mund të kryejë misione të ngjashme me parashutistët britanikë për të tërhequr qytetarët nga Kabuli. Kirby është përgjigjur se misioni ushtarak i Pentagonit vazhdon të jetë mbajtja e kontrollit të aeroportit.

Kirby më vonë është pyetur nëse misioni amerikan - dhe perspektiva për të qëndruar në Afganistan përtej 31 gushtit - kërkon "miratimin" e talebanëve.

"Është një fakt themelor i realitetit se ku jemi, komunikimi dhe një nivel i caktuar marrëveshjeje me talebanët për atë që ne po përpiqemi të arrijmë duhet të vazhdojë", u përgjigj Kirby.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur "asnjë ndërveprim armiqësor" midis talebanëve dhe trupave amerikane.

Trembëdhjetë aeroplanë mallrash C17 mbërritën në 24 orët e fundit me më shumë trupa dhe pajisje. Dymbëdhjetë C17 u larguan nga Kabuli në të njëjtën periudhë me më shumë se 2,000 të evakuuar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat