Burri rrëzohet pa ndenja mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar, oficeri kërcen mbi binarë për ta shpëtuar

Amerika

Burri rrëzohet pa ndenja mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar, oficeri kërcen mbi binarë për ta shpëtuar

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 09:56
Pamje nga video

Kur një pasagjer u rrëzua pa ndjenja në shinat e trenit në New York ndërsa një tren lëvizte drejt stacionit, oficeri i policisë kërceu mbi binarë për ta shpëtuar.

Pasagjeri kishte humbur vetëdijen dhe u rrëzua nga platforma ku po qëndronte.

Në person tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes u hodh mbi binarë për të ndihmuar oficerin.

Nxito, nxito!" dëgjohet të thotë një grua.

Një lajmërim në stacion paralajmëroi se treni ishte duke u afruar.

Te pranishmit e ndihmuan oficerin dhe burrin tjetër për ta ngjitur lart personin i cili ishte rrëzuar.

Ata arritën të tre të shpëtonin para se treni të arrinte dhe në sfond u dëgjuan duartrokitjet e personave të pranishëm për aktin heroik të policit dhe burrit që e ndihmoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat