Shkaku i përmbytjeve në Shtetet e Bashkuara të paktën 22 të vdekur

Amerika

Shkaku i përmbytjeve në Shtetet e Bashkuara të paktën 22 të vdekur

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Përmbytje në Shtetet e Bashkuara morën jetën e 22 qytetarëve.

Të paktën 22 persona u vranë nga përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Tennessee. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të dhjetëra personave të tjerë të listuar si të zhdukur.

Përmbytjet e së shtunës në zonat rurale shkatërruan rrugë, shtylla telefoni, duke lënë familje të tëra të pyesin nëse të dashurit e tyre i mbijetuan përmbytjeve të pashembullt, raporton agjencia ap.

Shumë nga të zhdukurit jetojnë në vendbanimet ku uji u rrit më shpejt, tha Sherifi i Qarkut Humphries Chris Davis, i cili gjithashtu konfirmoi 22 vdekje në rrethin e tij. Deri në 43 centimetra shi ranë në Humphreys County të shtunën, duke thyer rekordin e Tennessee për reshjet një ditore me më shumë se tetë centimetra, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar.

Guvernatori i Tennessee Bill Lee vizitoi rrethin, duke e quajtur atë “një pamje shkatërruese të humbjes dhe dhimbjes së zemrës”. Kishte rrënoja makinash të shkatërruara, kompani të rrënuara dhe shtëpi kudo në rreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat