​SHBA: Vaksinimet e fëmijëve nën 12 vjeç në fillim të vitit 2022?

Amerika

​SHBA: Vaksinimet e fëmijëve nën 12 vjeç në fillim të vitit 2022?

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi sot se vaksinimi i fëmijëve nën 12-vjeç ndoshta nuk do të jetë i mundur deri në fillim të vitit 2022.

Fëmijët e infektuar me variantin delta përmbytën repartet pediatrike në pjesë të Floridës dhe Teksasit, kështu që një numër rekord i fëmijëve, më shumë se 1.900, u shtruan në spital, raporton "Los Angeles Times".

Gazeta shkruan se nëse fëmijët më të vegjël nuk vaksinohen, ata në shkolla do të sëmuren më shumë, gjë që do të çojë në mbylljen e institucioneve arsimore.

Gjithashtu, gazeta thekson se ata që humbën një vit mund të humbnin një tjetër, dhe familjet me të ardhura të ulëta do ta ndiejnë atë më së shumti.

Në një letër drejtuar FDA-së, Akademia Amerikane e Pediatrisë i bëri apel FDA -së në fillim të këtij muaji për të filluar miratimin më të shpejtë të vaksinave emergjente për fëmijët e moshës 5 deri në 11-vjeç, por pa kompromentuar sigurinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat