Sulmet në Kabul, Biden shtyn takimin me kryeministrin e ri të Izraelit

Amerika

Sulmet në Kabul, Biden shtyn takimin me kryeministrin e ri të Izraelit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 20:09
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ka shtyrë për më vonë takimin e parë të presidentit amerikan Joe Biden, me kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett, që ishte planifikuar të zhvillohej të enjten.

Shtyrja e takimit ka ardhur si pasojë e sulmeve me bombë që kanë ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan, si pasojë e të cilave kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, president Biden aktualisht është i fokusuar që të përcjellë zhvillimet në Kabul dhe se për këtë arsye, përveç takimit bilateral me Bennettin, ai ka anuluar edhe një video konferencë që ishte paraparë ta zhvillonte me një grup guvernatorësh, për të diskutuar për ardhjen e refugjatëve afganë në SHBA.

Dhjetëra mijëra njerëz janë drejtuar për te aeroporti i Kabulit për të ikur nga vendi i tyre që kur talebanët kanë marrë në dorë kryeqytetin afgan, afërsisht dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat