Sulmet në Kabul, Biden i përgjigjet ISIS-it dhe jep paralajmërimin e fortë

Amerika

Sulmet në Kabul, Biden i përgjigjet ISIS-it dhe jep paralajmërimin e fortë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 23:42
Joe Biden, president i SHBA-së

(E plotësuar 00:40) - “Do t’ju ndjekim këmba-këmbës, do ta paguani”. Është ky reagimi i Presidentit Amerikan drejtuar personave përgjegjës për sulmet kamikaze të kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit.

Në fjalimin e mbajtur për sulmet e rënda që deri më tani numërojnë të paktën 60 viktima, mes tyre 12 trupa amerikane dhe mbi 140 të plagosur, Biden tha: “Atyre që ndërmorën këto sulme, ashtu sikurse kujto që kërkon t’i bëjë keq Amerikës ju them: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjëmojmë dhe do t’ju bëjmë ta paguani”.

Presidenti, sipas asaj që shkruan BBC, la të kuptohet se autorët mund të kenë dalë nga burgjet që u hapën nga talibanët, gjatë kohës kur morën pushtetin në Afganistan.

Ai po ashtu iu referua grupit terrorist ISIS-K, që ka pranuar përgjegjësinë për sulmet.

“Ne nuk do të zmbrapsemi nga terroristët. Ne nuk do ta ndalojmë misionin. Ne do të vijojmë me evakuimet”, tha Biden, duke shtuar se SHBA do të kundërpërgjigjet për sulmet e kësaj të enjteje.

“Ne do ta përmbushim misionin tonë dhe do të vijojmë edhe pasi trupat të tërhiqen për të gjetur dhe për të kthyer në shtëpi çdo amerikan që do të largohet nga Afganistani. Do t’i gjejmë dhe do t’i nxjerrim jashtë”, u zotua Biden.

I pyetur nga gazetarët nëse Ushtria Amerikane kishte gabuar duke i besuar talibanëve sigurinë jashtë aeroportit të Kabulit, presidenti amerikan tha: “Askush nuk i beson talibanëve. Është në interesin e tyre që ne të largohemi kur kemi thënë se do të largohemi dhe që të evakuojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundshëm”.  

Dy sulmet kamikaze të kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit kishin si shënjestër personat të cilët të dëshpëruar po tentojnë të largohen nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

Shpërthimet ndodhën jashtë Abbey Gate, aty ku ndodheshin trupat e SHBA dhe ato britanike, si dhe në një hotel që ndodhej pranë.

Sulmet vijnë pas paralajmërimeve se militantët mund të ndërmerrnin akte të tilla, ndërkohë që shtetet evakuojnë njerëzit para afatit të 31 Gushtit.

Biden-ISIS-it: Do të paguani për sulmet në Kabul

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar përgjegjësit për sulmet në aeroportin e Kabulit të enjten, në të cilat mbetën të vrarë të paktën 60 persona, në mesin e të cilëve 12 ushtarë amerikanë.

“Për ata që kanë kryer këto sulme, dijeni këtë: Ne nuk harrojmë. Ne nuk do të harrojmë. Do të ju ndjekim e do të ju detyrojmë të paguani. Do të mbroj interesat tonë dhe të popullit tonë me çdo masë që mundem”, ka thënë ai në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë. “Do të përgjigjemi me forcë e saktësi, në një kohë e vend që ne e zgjedhim”.

Të paktën 15 ushtarë tjerë amerikanë janë plagosur nga sulmet për të cilat përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

Sulmet ndodhën në hyrjen e aeroportit afër së cilës ishin trupat amerikanë që koordinonin evakuimin e afganëve, që po ikin nga talebanët.

Në fund, Biden ka thënë se do të çojë forca shtesë në Afganistan nëse kjo i nevojitet ushtrisë amerikane.

***

Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit, ku deri më tani raportohet për 60 viktima dhe 140 të plagosur.

Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre.

Grupi tha se një kamikaz shpërtheu një jelek eksplozivi midis afganëve dhe forcave amerikane.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të ISIS ishin prapa bombardimit.

Ndërkohë për sulmin në Kabul presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë një fjalim rreth orës 23:00 me orën tonë, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat