Nuk ishte vaksinuar, mësuesi infekton 18 nxënës

Amerika

Nuk ishte vaksinuar, mësuesi infekton 18 nxënës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 08:47
Ilustrim

Një mësues i pavaksinuar ka infektuar me Covid-19 26 persona, ndër ta 18 ishin nxënësit të shkollës fillore, ne Kalifornia, ku mësuesi punon, sipas një studimi amerikan të publikuar dje.

Mësuesi në fjalë (nuk specifikohet nëse është burrë apo grua) vazhdoi të punonte në maj 2021 për dy ditë, pavarësisht se kishte shfaqur simptoma, pasi fillimisht mendonte se vuante nga alergjitë.

Ai nuk mbante maskë gjatë orëve të mësimit, pavarësisht rekomandimeve në Marin County, një periferi të San Franciskos.

12 nxënës u infektuan nga Covid -19, tetë prej tyre ishin ulur në bankat e para. Ndërsa u infektuan 6 nxënës të një klasë paralele, të gjithë nën moshën 12.

Gjithashtu u raportuan 8 raste midis prindërve dhe vëllezërve e motrave të  nxënësve të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat