Nju Orlins fillon evakuimet në pritje të uraganit Ida

Amerika

Nju Orlins fillon evakuimet në pritje të uraganit Ida

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:02
Nju Orlins

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km / orë kur të godasë bregun të dielën.

Autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin.

Në Nju Orlins kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit. Por meqenëse stuhia u përshkallëzua shpejt në intensitet, kryebashkiakja LaToya Cantrell tha se nuk ishte e mundur të urdhëronte një evakuim të detyrueshëm për të gjithë qytetin, i cili do të kërkonte përdorimin e të gjitha korsive të disa autostradave për t'u larguar nga qyteti.

Stuhia pritet të ulet në tokë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të Nju Orlinsit, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat