​Shënohet viktima e parë nga uragani Ida në New Orleans, erëra të forta dhe ndërprerje energjie

Amerika

​Shënohet viktima e parë nga uragani Ida në New Orleans, erëra të forta dhe ndërprerje energjie

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 08:22
Pasojat e uraganit Ida në Nju Orllins të SHBA-së.

Uragani Ida la pa energji elektrike qytetin Nju Orllins të Shteteteve të Bashkuara.

Ida është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë shtetin Luiziana.

Ajo zbarkoi në zonë të dielën pasdite, si uragan i kategorisë 4, me erëra deri në 240 kilometra në orë, ndonëse tani është dobësuar.

Ata njerëz që nuk ikën, u këshilluan të strehohen në vend.

Një person humbi jetën pas rrëzimit të një peme mbi shtëpinë e tij.

Kompania energjetike Entergy tha se qyteti me 400,000 banorë është pa energji elektrike, për shkak të “dëmtimit katastrofik të transmetimit”.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se Ida mund të jetë uragani më i keq që godet shtetin që nga vitet 1850, por shtoi se autoritetet janë mirë të përgatitura.

“Ky do të jetë një uragan shkatërrues, një stuhi kërcënuese për jetën”, paralajmëroi më herët presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai tha se mund të duhen javë për rikthimin e plotë të furnizimeve me energji elektrike.

Në vitin 2005, Nju Orllins është shkatërruar nga uragani Katrina, i cili ka lënë të vdekur mbi 1,800 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat