SHBA/Uragani Ida e bën rrugë copë-copë

Amerika

SHBA/Uragani Ida e bën rrugë copë-copë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:54
Pamje nga video

Paralajmërimi i përmbytjeve të vazhdueshme vazhdoi edhe të enjten në New England, pasi mbetjet e uraganit Ida goditën rajonin me shi rekord.

Dëmi i shkaktuar nga ky uragan përfshin edhe një rrugë në Portsmouth, Rhode Island, e cila u copëtua.

Stuhia e së mërkurës, u përcoll me një shi të rrëmbyeshëm i cili arrti në 23 centimetra në pjesë të New Jersey, Pennsylvania, Massachusetts dhe Rhode Island, dhe pothuajse aq sa në Staten Island të New York City.

Nga kjo stuhi të paktën 45 njerëz nga Maryland në Connecticut mbetën të vdekur, të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes.

Autoritetet kishin paralajmëruar për përmbytje potencialisht vdekjeprurëse, por egërsia e stuhisë ishte e papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat