Autoritetet pezullojnë përdorimin e 12 milionë dozave të Sinovac në Brazil

Amerika

Autoritetet pezullojnë përdorimin e 12 milionë dozave të Sinovac në Brazil

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinave kineze Sinovac, të cilat ishin prodhuar në një laborator të paautorizuar.

“Laboratori nuk ishte inspektuar dhe nuk ishte aprovuar nga autoritetet shëndetësore.

Masa e pezullimit u mor për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, lexohet në komunikatën e Anvisa, autoritetit shëndetësor brazilian.

Pezullimi do të zgjasë 90 ditë dhe gjatë kësaj periudhe, Anvisa do të inspektojë laboratorin dhe do të analizojë sigurinë gjatë procesit të prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat