Telefonata e fundit / “Sapo pashë njërin që hidhej nga kati i 91-të dhe...”

Amerika

Telefonata e fundit / “Sapo pashë njërin që hidhej nga kati i 91-të dhe...”

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 17:52
Sulmi në kullat binjake

“Përshëndetje nënë! Jam Brad! Doja vetëm të të telefonoja...për të të informuar. Me siguri e keni marrë vesh që një avion u përplas në kullën e 1 të World Trade Center. Ne jemi mirë. Jemi në kullën 2. Jam gjallë, por është një eksperiencë terrorizuese. Sapo pashë njërin që hidhej, ndoshta nga kati i 91-të drejt e në tokë...prandaj...hmmm. Më telefono! Mendoj se do të jemi këtu gjithë ditën. Më telefono më vonë! Të dua shumë!”

Kishin kaluar pak minuta nga ora 8:46 minuta e mëngjesit të 11 shtatorit 2001, kur Brad Fetchet la këtë mesazh në sekretarinë telefonike të mamasë së tij, Mary. 24-vjeçari ndodhej në katin e 89-të të kullës jugore, ku punonte për Keefe Bruyette & Woods. Pak minuta më vonë, në orën 09:03, fluturimi United 175 u përplas në këtë kullë, mes kateve 77 dhe 85. Brad mbeti i bllokuar sipër flakëve.

“Këto ishin fjalët e tij të fundit”, thotë Mary, e bërë e famshme në SHBA si aktiviste e familjarëve të viktimave “Voices Center for Resilience”.

“Moshapja e asaj telefonate është pengu më i madh i të gjithë jetës time”, tregon sot Mary.

Sot, Brad do të ishte 44 vjeç. Mary thotë se ai do të martohej së shpejti. “Do të isha gjyshe. Është shumë e dhimbshme për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat