Tornado dhe stuhi e fortë në Catania, disa të plagosur, shkulen pemët

Amerika

Tornado dhe stuhi e fortë në Catania, disa të plagosur, shkulen pemët

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tornado e fuqishme, e ndjekur nga shiu dhe breshri, ka goditur Catanian, duke shkaktuar dëme serioze.

Të plagosur kanë mbetur disa persona. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente.

 “Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.

Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.

Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat