Vrau shoqen e ngushtë, dënohet me burgim të përjetshëm miliarderi 78-vjeçar

Amerika

Vrau shoqen e ngushtë, dënohet me burgim të përjetshëm miliarderi 78-vjeçar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:10
Robert Durst

Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme amerikane Robert Durst, subjekt i serisë dokumentare të krimit HBO The Jinx, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mikeshës së tij  të ngushtë.

78-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Susan Berman në vitin 2000, e cila ishte thirr për të dëshmuar për zhdukjen misterioze të gruas së 78-vjeçarit, Kathleen Mçormack Dars, e zhdukur që nga viti 1982.

Ajo u gjet e qëlluar në kokë në shtëpinë e saj në Beverly Hills. Policia beson se miliarderi vrau edhe dy persona tjerë.

Seanca gjyqësore e së enjtes filloi me prokurorinë duke argumentuar pasi ekipi i mbrojtjes paraqiti një kërkesë për një gjykim të ri.

Gjyqtari Mark Windham refuzoi propozimin. Darst ishte në auditor, i ulur në një karrige me rrota dhe i veshur me një uniformë burgu.

Dënimi vjen vite pas rolit famëkeq të Darst në dokumentarin e vitit 2015 të HBO "The Jinx". Në momentet e fundit të shfaqjes, Darst hyri në banjë, dhe me sa duket nuk e kuptoi që mikrofoni i tij ishte akoma i ndezur, ku dhe bëri një sërë komentesh, ku zbuloi kimin e tij. "Çfarë dreqin bëra? I vrava të gjithë."

Robert Darst u arrestua në 2015 në një hotel në Neë Orleans me kërkesë të policisë së Los Anxhelosit dhe u dërgua në paraburgim për vrasjen e Brennan në vitin 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat