Thirrje për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Amerika

Thirrje për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 00:27
Ilustrim

Një komision këshillues me peshë votoi të martën që të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri 11 vjeç duhet të marrin vaksinën Pfizer kundër COVID-19, duke i çuar Shtetet e Bashkuara në prag të një zgjerimi të madh vaksinimi. Vendimi përfundimtar pritet brenda disa orësh. Vaksina Pfizer për fëmijët përmban një dozë më të vogël.

Agjencia amerikane për ilaçet, FDA, ka miratuar tashmë dozën për fëmijët, një e treta e sasisë që u jepet adoleshentëve dhe të rriturve, si një masë e sigurtë dhe efektive për grupmoshën e re.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, rekomandojnë zyrtarisht se kush duhet të vaksinohet. Paneli këshillues vëndosi që vaksina të ofrohet për të 28 milionë fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç.

Nëse drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky, miraton propozimin, kjo do të shënojë mundësinë e parë që amerikanët nën 12 vjeç të marrë mbrojtjen e fuqishme që ofron çdo vaksinë kundër koronavirusit.

Vaksinimi i kësaj grupmoshe mund të fillojë këtë javë ndërsa kompania Pfizer po paketon dhe dërgon porositë e para, miliona doza, në mënyrë që farmacitë dhe shtetet të jenë gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat