Banka Qendrore Amerikane planifikon uljen e mbështetjes monetare për ekonominë

Amerika

Banka Qendrore Amerikane planifikon uljen e mbështetjes monetare për ekonominë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 00:17
Banka Qendrore Amerikane

Banka Qendrore Amerikane (FED) njoftoi sot se do të fillojë në nëntor reduktimin e mbështetjes së saj monetare për ekonominë, në fuqi që nga fillimi i pandemisë, falë progresit të bërë nga ekonomia dhe ndërsa inflacioni është i lartë.

FED do të reduktojë blerjet e aseteve të saj, aktualisht 120 miliardë dollarë në muaj, në 15 miliardë dollarë në muaj dhe thotë se është gati të “rregullojë” këtë ritëm sipas evolucionit të ekonomisë, raporton ATSh.

Nga ana tjetër, normat do të mbeten në intervalin 0 deri në 0,25 për qind.

Ato u ulën në mars 2020, ndërsa epidemia COVID-19 po përhapej në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat