Kongresi amerikan miraton projektligjin për infrastrukturë

Amerika

Kongresi amerikan miraton projektligjin për infrastrukturë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Ndërtesa e Kongresit amerikan

Kongresi amerikan ka miratuar paketën e investimeve në vlerë të 1 trilion dollarëve, çka shënon fitore të madhe të brendshme për presidentin amerikan, Joe Biden.

Negociatat për projektligjin, që është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë krijuar ndasi të konsiderueshme në mesin e demokratëve.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve është duke dërguar përpara një tjetër projektligj ambicioz për shpenzime, të favorizuar nga ligjvënësit liberalë.

Paketa për investime në infrastrukturë tani pret miratimin e Bidenit për t’u shndërruar në ligj.

I konsideruar si dokument që miratohet në herë në gjeneratë, projektligji propozon 550 miliardë dollarë për investime të reja në tetë vjetët e ardhshëm në përmirësim të autostradave, rrugëve dhe urave të reja, si dhe për të modernizuar sistemet për transit nëpër qytete dhe rrjetin e hekurudhave.

Në projektligj përfshihen edhe fonde për ujë të pastër për pije, shpejtësi më të madhe të internetit dhe pika për mbushje të makinave elektrike.

Ky konsiderohet investimi më i madh federal ndër vite për infrastrukturë të shtetit.

“Sonte, ne kemi bërë hap të madh përpara si komb”, ka thënë Biden përmes një deklarate.

“Gjeneratat e së ardhmes do të kthehen mbrapa dhe do ta kuptojnë se kur Amerika e ka fituar garën ekonomike për shekullin XXI”.

Projektligji do të financohet në disa mënyra, përfshirë fondet e pashpenzuara për pandemi të koronavirusit.

Tre muaj më parë, 19 republikanë u janë bashkuar demokratëve që të miratojnë këtë dokument në Senat, duke shënuar një bashkim të rrallë mes partive, në Kongresin gjithnjë e më të ndarë.

Të premten, më 6 nëntor, projektligji është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve me mbështetje të 13 republikanëve, po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat