11-vjeçarja i mbijeton rrëzimit të aeroplanit ku i vdiq babai

Amerika

11-vjeçarja i mbijeton rrëzimit të aeroplanit ku i vdiq babai

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një vajzë 11-vjeçare, Laney Perdue,i ka mbijetuar rrëzimit të një aeroplani i cili u rrëzua në Liqenin e Miçigenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje 11-vjeçarja e ka kujtuar momentin e rrëzimit, duke thënë që babai i saj tashmë i ndjerë e kishte mbrojtur teksa aeroplani po binte poshtë.

“Është kujtimi i saj i fundit para përplasjes”, ka thënë nëna e saj Christina Perdue në një deklaratë.

Fatkeqësisht, katër vetë e humbën jetën nga ky aksident, mes tyre edhe i ati i Laney-t.

Rrëzimi kishte ngjarë të shtunën në aeroportin “Welke” në Ishujt Beaver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat