Nju Jorku rihap sheshin e famshëm Times Square për festimin e Vitit të Ri

Amerika

Nju Jorku rihap sheshin e famshëm Times Square për festimin e Vitit të Ri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 00:08
Ilustrim

Sheshi i famshëm Times Square në Nju Jork po rihapet për festimet e Vitit të Ri pas një pushimi njëvjeçar për shkak të pandemisë së koronavirusit, thanë zyrtarët e qytetit të martën.

Vizitorët duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë të koronavirusit dhe një kartelë identifikimi me foto.

"Ne duam të mirëpresim të gjithë ata qindra-mijëra njerëz, por të gjithë duhet të vaksinohen," tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se do të jetë një moment i madh dhe se kanë shumë për të festuar.

Times Square është vendi më i njohur për festimet e Vitit të Ri në SHBA, dhe festimet ishin të mbyllura për publikun vitin e kaluar. Për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus, ngjarjet, përfshirë edhe zbritjen e topit, janë transmetuar online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat