Fauci: Nëse SHBA rrit normat e vaksinimit, COVID-19 mund të reduktohet nga emergjenca pandemike në status endemik deri në vitin tjetër

Amerika

Fauci: Nëse SHBA rrit normat e vaksinimit, COVID-19 mund të reduktohet nga emergjenca pandemike në status endemik deri në vitin tjetër

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Anthony Fauci

Anthony Fauci, zyrtari më i lartë publik për sëmundjet infektive në SHBA, tha të martën se nëse Amerika rrit më tej normat e vaksinimit dhe ata tashmë të vaksinuar marrin doza përforcuese është e mundur që COVID-19 mund të reduktohet nga një emergjencë pandemike në status endemik vitin e ardhshëm.

Sipas The Guardian, më shumë se 70 për qind e të rriturve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar. Fauci potencoi se nëse më shumë amerikanë marrin vaksinat dhe nëse SHBA-ja vë në dispozicion dozat shtesë për të gjithë, vendi mund të marrë kontrollin e virusit deri në pranverën e vitit 2022.

Por me parashikimin e tij, Fauci, drejtor i Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, po pranonte atë që ekspertët tani besojnë gjerësisht: që COVID-19 nuk mund të eliminohet dhe ka gjasa të bëhet endemik, që do të thotë se do të jetë gjithmonë i pranishëm në popullatë në një farë mase, sikurse gripi ose lija e dhenve.

“Për mua, nëse dëshironi që të arrini deri në nivelin endemik, atëherë duhet të punoni në uljen e nivelit të infeksionit sa që nuk do të ketë më ndikim në shoqëri, në jetën tuaj apo edhe në ekonominë tuaj”, tha Fauci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat