Të shtëna me armë pranë shkollës, 6 adoleshentë të plagosur në SHBA

Amerika

Të shtëna me armë pranë shkollës, 6 adoleshentë të plagosur në SHBA

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas të shtënave me armë pranë një shkolle në Kolorado në SHBA, gjashtë adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë të moshës 14 deri në 17 vjeç, raportojnë mediat vendase. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije zyrtarë të policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa fishekë nga marrë të ndryshme. Ndërkohë sipas dëshmitarëve dyshohet se është qëlluar nga një makinë më të cilën udhëtonin disa persona.

Departamenti i Policisë njoftoi se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa theksoi se është vendosur perimetri i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat