​El Salvadori planifikon ndërtimin e qytetit Bitcoin

Amerika

​El Salvadori planifikon ndërtimin e qytetit Bitcoin

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:50
Nayib Bukele

El Salvadori po planifikon të lëshojë obligacionet e para në Bitcoin dhe të ndërtojë qytetin Bitcoin, i cili do të jeta pa taksa mbi pronën, mbi të ardhurat dhe fitimet. Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

“Ne do të kemi zero tatim mbi të ardhurat. Zero për qind përgjithmonë. Zero taksë mbi fitimet kapitale… zero taksë në pronë, zero taksë mbi pagat,” tha Bukele.

El Salvador planifikon të lëshojë 1 miliard dollar në obligacione 10 vjeçare që do paguajnë një interes 6.5%. Me fondet e marra, gjysma do përdoren për të blerë Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër për të ngritur infrastrukturën që Bitcoin-et të gjenerohen nga energjia gjeo-termike, siç është vullkani.

Pas blerjes ato do të bllokohen për një periudhe 5 vjeçare dhe më pas qeveria planifikon t’i shesë duke paguar edhe një dividend shtesë tek investitorët. Parashikimet nga një firmë e njohur, Blockstream tregojnë se kjo lëvizje do të ketë një kthim mbrapsht prej 146%, në rast se vlera e Bitcoin rritet deri në 1 milion dollar. Deri në fund të tetorit El Salvador ka në zotërim rreth 1.110 Bitcoin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat