Befason Musk: Po mendoj të bëhem influencues

Amerika

Befason Musk: Po mendoj të bëhem influencues

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 07:05
Elon Musk

Elon Muks, CEO i Tesla po mendon që të heq dorë nga punët që bën dhe të kthehet në një influencues.

“Po mendoj të tërhiqem nga puna ime dhe të bëhem një influencues me kohë të plotë”, shkroi Musk në Twitter pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Nuk është e qartë nëse Musk e kishte seriozisht këtë deklaratë.

Musk, i cili është gjithashtu themeluesi dhe CEO i SpaceX dhe drejton startupin Neuralink dhe The Boring Company, tha në janar se ai beson se do të jetë CEO i Tesla “për disa vite”.

“Do të ishte mirë të kisha pak më shumë kohë të lirë në vend që të punoja gjithë ditën dhe natën; shtatë ditë në javë, nga momenti që zgjohem deri sa të fle. Është shumë intensive,” tha Musk në atë kohë.

Muajin e kaluar ai pyeti ndjekësit e tij në Tëitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla dhe pasi shumica u përgjigjen pozitivisht, ai shiti aksionet me vlerë të 12 miliardë dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat