Shkollat mbyllen në SHBA pas videove kërcënuese në TikTok

Amerika

Shkollat mbyllen në SHBA pas videove kërcënuese në TikTok

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 06:35
Ilustrim

Rrjeti social TikTok ka deklaruar, që nuk ka gjetur video që bëjnë thirrje për dhunë në shkollat amerikane. Mësimi u anulua dhe siguria u rrit nëpër shkolla, pas disa postimeve që paralajmëronin sulme me armë dhe bomba. Autoritetet lokale dhe FBI deklaruan që kërcënimet ishin të pabaza.

Shumë shkolla në Uashington, Kaliforni, Teksas, Minesota, Nju Jork dhe Pensilvani rritën sigurinë pas këtij lajmi. Një shkollë në Xhorxhia rriti masat e sigurisë dhe njoftoji prindërit që mund t’i mbanin fëmjët në shtëpi nëqoftëse ishin të shqetësuar. TikTok deklaroi se se po punon që të heqi përmbajtje që bien ndesh me politikat e kompanisë raporton “BBC”.

Platforma u shpreh e shqetësuar, që këto përmbajtje të pavërteta mund të inspirojnë sulme të vërteta në të ardhmen. Shumë departamente policie informuan publikun, në rrjetet sociale se nuk kishin prova që kërcënimet ishin të vërteta ose të besueshme. Policia e qytetit të Uashingtonit njoftojë nëpërmjet Facebookut se kishte arrestuar dy persona që kishin lidhje me kërcënimet e bëra ndaj studentëve.

Policia e Uashingtonit ka vendosur një oficer policie në disa shkolla të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat