Shkon mbi 806 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 806 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Ka shkuar mbi 806 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hokins me 479 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 806 mijë e 302.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 50,77 milionë, me 70.354 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,2 milionë raste të konfirmuara dhe 75.718 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 241 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 203 milionë dozën e dytë dhe mbi 59 milionë kanë marrë tre doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat