Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter godet Alaskën

Amerika

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter godet Alaskën

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 6,3 Rihter, ka goditur pjesën jugore të Alaskës, ka njoftuar qendra evropiane sizmologjike (EMSC), raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 125 kilometra, kanë bërë të ditur ndër tjera nga EMSC-ja.

Sistemi amerikan për paralajmërim të hershëm për cunami, ka njoftuar se nuk ka rrezik për shfaqen e ndonjë cunami pas tërmetit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, të shkaktuara nga dridhjet e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat