Iu gjetën qeska me drogë të lidhura në organ gjenital, ja si arsyetohet 34 vjeçari para policisë

Amerika

Iu gjetën qeska me drogë të lidhura në organ gjenital, ja si arsyetohet 34 vjeçari para policisë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një burrë në Florida të Shteteve të Bashkuara u arrestua gjatë fundjavës, pasi policia tha se i gjeti qeska me kokainë e metamfetaminë të ngjitura në organin gjenital gjatë një kontrolli në trafik.

Patrick Florence, 34 vjeç, ishte pasagjer në veturën që u ndal nga policia të shtunën në mëngjes rreth orës 4 në Clearwater, shkruan Daily Mail.

Policët e ndalën veturën, kur vërejtën se ajo nuk i kishte dritat të ndezura. Vetura u kontrollua nga policët, të cilët gjetën një armë nën ulësen e pasagjerit ku ishte ulur Florence.

I dyshuari më pas u kontrollua nga policët dhe iu gjetën dy qeska të ngjitura në organin gjenital – njëra me kokainë e tjetra me metamfetaminë.

Ai mohoi se arma dhe droga ishin të tijat para se të arrestohej, tha policia. Florence u akuzua për katër vepra penale, përfshirë posedim të kokainës, metamfetaminës, municionit dhe armës së zjarrit.

Para se të arrestohej, policia tha se i dyshuari nuk tregoi se e kujt është droga. Ai është arrestuar dhe mund të lirohet, nëse paguan dorëzani prej 24.000 dollarësh.

Policia tha se ky person ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën dhe është arrestuar 20 herë nën akuza të lidhura me drogën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat