Trump apelon në Gjykatën e Lartë vendimin për të mos lëshuar dosjet e sulmit të Kapitol

Amerika

Trump apelon në Gjykatën e Lartë vendimin për të mos lëshuar dosjet e sulmit të Kapitol

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:29
Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka apeluar sot në Gjykatën e Lartë për të ndaluar publikimin e dosjeve të Shtëpisë së Bardhë, të kërkuara nga një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Dy javë më parë, Gjykata e Qarkut të Kolumbisë vendosi se nuk kishte bazë ligjore për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Joe Biden për të lejuar dorëzimin e dokumenteve.

Ekzekutimi i këtij vendimi shtyhet derisa Gjykata e Lartë të vendosë për këtë çështje.

Biden besonte se dosjet, të cilat i përkasin degës ekzekutive të qeverisë, nuk i nënshtroheshin rregullit të fshehtësisë së disa dokumenteve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë dhe dorëzimi i tyre në Kongres ishte në interes të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat