Policia vret aksidentalisht një vajzë 14-vjeçare në Los Angelos

Amerika

Policia vret aksidentalisht një vajzë 14-vjeçare në Los Angelos

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:07
Ilustrim

Policia e Los Angelosit ka vrarë dy persona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare që po përpiqej të provonte veshje të reja, pasi hapi zjarr brenda një dyqani veshjesh.

Një plumb goditi adoleshenten teksa ishte në dhomën e zhveshjes me nënën e saj duke provuar fustanet për një festë ditëlindjeje.

Policia thotë se të shtënat kanë ardhur pas raportimeve për të shtëna nga një burrë brenda dyqanit. I dyshuari u qëllua për vdekje, por nuk u gjet asnjë armë.

Departamenti i Drejtësisë i shtetit po heton aktualisht të shtënat, raporton bbc.

Dëshmitarët dhe punonjësit e dyqanit i thanë mediave lokale se një burrë po vepronte në mënyrë të çrregullt brenda dyqanit dhe po thyente vitrinat.

Ndryshe, si pjesë e hetimeve, departamenti pritet të publikojë një video të incidentit, duke përfshirë edhe kamerat në trupin e policëve dhe kamerat e sigurisë Burlington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat