Gati një metër borë në Kaliforni, “çmendet” moti në SHBA!

Amerika

Gati një metër borë në Kaliforni, “çmendet” moti në SHBA!

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Moti në Kaliforni

Stuhi të fuqishme kanë goditur rajonet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë mijëra vetë pa energji elektrike e duke shkaktuar kaos dhe frikë nëpër rrugë.

76 centimetra borë ranë në disa pjesë të Kalifornisë veriore në 24 orë, duke sjellë ngërce të mëdha të trafikut por edhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Meterologjisë në Nevada njoftoi se stuhitë e dëborës do të mbeten të ashpra përgjatë ditës së sotme, e paralajmëroi se udhëtimi mund të vështirësohet në rajon për disa ditë me radhë. Në 6 shtete janë në fuqi paralajmërimet për ortek: Nevada, Utah, Idaho, Montana, Colorado dhe California.

Nuk kanë munguar po kështu as aksidentet rrugore: 20 makina u përplasën me njëra-tjetrën në afërsi të Renos, për shkak të dukshmërisë tejet të ulët në rrugë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur banorët në Washington, Oregon e zona të tjera, por më e goditura prej tyre mbetet Kalifornia veriore. Në Montana sakaq, ekspertët paralajmëruan për erëra të acarta, që mund të shkaktojë ngrirje të lëkurën në rast ekspozimi qoftë edhe për vetëm 5 minuta. Erëra të tilla mund të bëjnë që temperaturat të ndihen sikur janë -48 gradë Celsius, thotë BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat