​SHBA rekomandon që qytetarët të shmangin lundrimet në anije

Amerika

​SHBA rekomandon që qytetarët të shmangin lundrimet në anije

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u tha qytetarëve që të shmangin lundrimet pavarësisht se ishin të vaksinuar dhe rekomandimi erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në anije, që është një goditje e madhe ndaj industrisë, tashmë të prekur ndjeshëm nga pandemia.

CDC ngriti sot nivelin e paralajmërimeve në lidhje me COVID-19, që i referohet anijeve turistike, në 4, që është niveli më i lartë, raporton Reuters.

“Edhe pasagjerët e vaksinuar plotësisht mund të jenë në rrezik të infektimit me COVID-19”, tha agjencia shëndetësore e SHBA-së.

Meqenëse disa anije lundrimi janë tashmë në det, CDC deklaroi se pasagjerët duhet të testohen tri deri në pesë ditë pas përfundimit të udhëtimit dhe të monitorojnë në mënyrë të pavarur simptomat e COVID-19 në 14 ditët e ardhshme nga përfundimi i udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat