Shpëtoi nga përplasja me kamionin fëmijën 1-vjeç, vdes dadoja

Amerika

Shpëtoi nga përplasja me kamionin fëmijën 1-vjeç, vdes dadoja

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:01
Arcellie Muschamp

Një dado që shpëtoi nga vdekja një fëmijë 1-vjeç në Brooklyn ndërroi jetë ditën e djeshme në spital. Arcellie Muschamp, 52 vjeç shtyu fëmijën për të mos u përplasur nga një kamion, por për fatin e keq, automjeti i tonazhit të rëndë e goditi atë në 20 dhjetor. Pas gati dy javësh, dadoja Muschamp vdiq në spitalin e Brooklyn.

Babai i fëmijës Patrick Mullen tha se Muschamp do të jetë përgjithmonë “ëngjëlli mbrojtës” i fëmijës së tij.

“Fatkeqësisht Celi e kishte të pamundur t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq herët mëngjesin e sotëm e rrethuar nga njerëzit e dashur. Gruaja ime dhe unë e quajmë atë si ëngjëllin mbrojtës të fëmijës sonë”, tha babai i fëmijës për dadon e ndjerë.

Në 20 dhjetor, ajo arriti të shpëtonte nga tragjedia familjen e vogëlushit 1-vjeçar duke e shtyrë me forcë teksa një kamion po vinte me shpejtësi. Shoferi nuk mund të frenonte dhe përplasi fort me kamion Arcellie Muschamp. Vajza e saj kërkon që drejtuesi i kampionit të dënohet si fajtor për ngjarjen duke thënë se ai duhej të kishte kthyer kamionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat