Rikthimi i Donald Trumpit

Amerika

Rikthimi i Donald Trumpit

Nga: SH.R. Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:56
Donald Trump

Ish-presidentët amerikanë zakonisht qëndrojnë në prapavijë. Ata shmangin kritikat e pasardhësve të tyre dhe preferojnë të dizajnojnë bibliotekën e tyre presidenciale. Donald Trump nuk beson në përmbajtje dhe sigurisht jo në libra. Në daljet publike, në intervista apo fjalime spontane në dasma në Mar-a-Lago, pronë e tij në Florida, ai pa mëshirë godet presidentin Joe Biden.

Ai sulmon mediat dhe madje edhe atë grusht republikanësh që guxuan të pranonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Mbi të gjitha, megjithatë, ai gjithmonë luan me mundësinë e një rikthimi. Kjo e fundit ka të ngjarë të duket gjithnjë e më e pashmangshme në vitin 2022.

Tashmë gjithçka duket sikur vetëm një sëmundje e rëndë mund të pengonte një kandidaturë të dytë të Trumpit për president, të cilën ai e dëshiron shumë. Shumica e votuesve republikanë gjithashtu duan që ai të kandidojë përsëri. Ai vetë ka mbledhur tashmë mbi 100 milionë dollarë donacione për fushatën - vetëm me aludimin se ai mund të hynte në garë.

Mbajtësit e sprovës së Trump në establishmentin republikan, veçanërisht senatori amerikan Lindsey Graham, i kanë kërkuar atij që të vazhdojë të udhëheqë partinë që nga dita e tij e fundit në detyrë. Të vetmit rivalë që duhet të merren seriozisht deri më tani në luftën për nominimin presidencial janë kopjet e Trumpit si guvernatori i Floridës Ron DeSantis ose ish-sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo. Gjithçka tregon se republikanët preferojnë origjinalin.

Trump do të kthehet në skenën politike?

Përveç kësaj, duket se Trump ka kohë që po përgatit kthimin e tij në skenën politike. Ai pretendon se institucioni i korruptuar ia grabiti fitoren e zgjedhjeve të vitit 2020 nga Biden. Rreth 80 për qind e votuesve republikanë ende e besojnë këtë gënjeshtër. Kjo shpjegon pse deputetët republikanë dhe senatorët në Kongres, kundërshtojnë një rivlerësim të stuhisë në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.

Ai shpjegon gjithashtu se përse disa republikanë që refuzojnë t'i përkulen Trumpit, si kongresmeni Liz Cheney, janë sulmuar publikisht për ta bërë këtë. Në të njëjtën kohë, deputetët dhe kandidatët republikanë të të gjitha niveleve janë të alarmuar për “integritetin” e zgjedhjeve. Në shtetet e sunduara nga republikanët në veçanti, mbizotëron iluzioni se demokratët nuk mund të fitojnë legjitimisht zgjedhjet - dhe se për këtë arsye nevojiten masa të jashtëzakonshme, për të parandaluar që kjo të ndodhë në radhë të parë.

Në të paktën 18 shtete të SHBA-së, qeveritë republikane kanë miratuar tani ligje të reja zgjedhore, që janë krijuar për ta vështirësuar votën e votuesve. Shumë nga këto ligje duket se synojnë afrikano-amerikanët dhe mbështetësit e tjerë tradicionalë demokratë. Ajo që është më e keqja, në shumë shtete, nën përkujdesjen e Trump, qeveritë tani kanë marrë kontrollin e procesit zgjedhor.

Kjo është shqetësuese, duke pasur parasysh këmbënguljen me të cilën Trump u përpoq të vidhte zgjedhjet e 2020. Nëse ai do të kishte arritur të ndikojë vetëm në një pjesë të vogël të zyrtarëve, ai madje mund të kishte pasur sukses. Brad Raffensperger, për shembull, ministri republikan i Brendshëm i Gjeorgjisë, të cilit Trump i kishte kërkuar pa sukses që të “gjente 11,780 vota”, nuk mund të shërbejë më si ruajtësi i demokracisë. Qeveria republikane e shtetit e ka rrëzuar atë.

Doreza e hekurt e Trumpit

Zgjedhjet paraprake republikane për fushatën e Kongresit 2022 do të japin një shije, se sa ka avancuar ekstremizmi në parti në gjysmën e parë të vitit. Nga 212 deputetë republikanë që aktualisht janë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, vetëm dhjetë kanë votuar për shkarkimin e Trump për të sulmuar Kapitolin.

Dy prej tyre duan të tërhiqen nga politika pas zgjedhjeve të ardhshme. Tetë të tjerët, përfshirë Liz Cheney, përballen me sfidues nga brenda partisë së tyre të mbështetur nga Trump. Nëse shumica humbasin, kontrolli i hekurt i Trumpit në parti do të bëhet edhe më i fortë. Nëse fitojnë, Trumpistët do të ankohen sërish për mashtrim.

Zgjedhjet e Kongresit të nëntorit 2022 do të bëhen edhe më të rëndësishme, si një test humori. Për herë të parë që nga viti 2020, ata u ofrojnë republikanëve të Trump mundësinë, për të bindur elektoratin e gjerë për teoritë e tyre konspirative. Trump do të luajë një rol udhëheqës në këtë. Pyetja kryesore është, nëse kjo strategji i tremb shumicën e votuesve të qendrës së djathtë.

Nëse po, do të ishte një goditje për ëndrrat e Trump, për një presidencë të re. Por nuk ka gjasa. Edhe dhuna në Kapitol, duket se ka penguar pak nga 74 milionë votuesit që votuan për Trump në 2020. Edhe nëse nuk i ndajnë instinktet e tij autoritare, sërish duket se nuk i marrin shumë seriozisht. Por mund të ndodhë që ata ende të pendohen.

 

James Astil, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat