Ndërron jetë dadoja në Brooklyn e cila sakrifikoi veten për ta shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej, u godit nga kamioni në udhëkryq

Amerika

Ndërron jetë dadoja në Brooklyn e cila sakrifikoi veten për ta shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej, u godit nga kamioni në udhëkryq

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:39
Ndërron jetë dadoja në Brooklyn e cila sakrifikoi veten për ta shpëtuar 1-vjeçarin për të cilin kujdesej

Një grua që u godit nga kamioni në Brooklyn derisa po tentonte të shpëtonte djaloshin njëvjeçar për të cilin po kujdesej, ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Arcellie “Celi” Muschamp, 52-vjeçe, ndërroi jetë pasi nga 20 dhjetori ishte në komë, kur një kamion e goditi pasi sakrifikoi veten vetëm për ta shpëtuar njëvjeçarin për të cilin po kujdesej.

“Celi për fat të keq nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë e rrethuar nga më të dashurit”, ka shkruar Patrick Mullen, babai i njëvjeçarit në ueb-faqen GoFundMe, përmes të cilës po mblidheshin para për shpenzimet e shërimit të nënës së dy fëmijëve.

“Për mua dhe gruan time, ajo gjithmonë do të jetë engjëlli mbrojtës i djalit tonë Rouwan, për të cilin edhe u sakrifikua”, tha Mullen.

Muschamp, emigrante nga Belize, ishte goditur nga kamioni derisa ajo po shtynte karrocën e djaloshit të vogël në një udhëkryq në Union Street dhe Pete Avenue.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru – e sot është konfirmuar lajmi se ka ndërruar jetë. Ndërkaq kundër shoferit 68-vjeç të kamionit është ngritur padi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat