​CDC: Simptomat e infeksionit omicron shfaqen pas tri ditësh

Amerika

​CDC: Simptomat e infeksionit omicron shfaqen pas tri ditësh

Më: 2 janar 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kreu një studim i cili përcaktoi se simptomat e infeksionit omikron me variantin e virusit korona shfaqen pas tri ditësh.

Me rritjen e transmetueshmërisë dhe simptomave potencialisht më të buta, varianti omicron ka një periudhë më të shkurtër inkubimi në krahasim me variantet e delta dhe të tjera të virusit korona, raporton BaptistHealth.

Simptomat e varianteve të tjera të koronavirusit shfaqen mesatarisht pesë ditë pas infektimit.

Studimi është publikuar në raportin javor të CDC mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

Studimi përfshinte gjashtë persona nga e njëjta familje që dyshohej se ishin të infektuar, nga të cilët vetëm një person ishte plotësisht i vaksinuar.

Pas sekuencës gjenomike të mostrave, u zbulua se të gjithë ishin të infektuar me variantin omicron.

CDC më pas vërtetoi se simptomat u shfaqën pas tri ditësh.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik analizoi gjithashtu simptomat e 111 personave që morën pjesë në një festë Krishtlindjesh.

Shumica ishin plotësisht të vaksinuar dhe 73 për qind ishin pozitive për omicron.

Askush nuk u sëmur rëndë dhe simptomat u shfaqën brenda tri ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat