Pamje rrëqethëse nga Colorado, zjarri i bëri shkrumb e hi afro njëmijë shtëpi

Amerika

Pamje rrëqethëse nga Colorado, zjarri i bëri shkrumb e hi afro njëmijë shtëpi

Më: 3 janar 2022 Në ora: 10:20
Pamje nga video

Hetuesit amerikanë prej ditësh po mundohen të përcaktojnë shkakun e zjarrit të madh që shpërtheu në pyje në rrethinën e Denverit – ku si pasojë mbi 1 mijë shtëpi dhe objekte tjera u bënë shkrumb e hi.

Tre persona po konsiderohen si të zhdukur nga ky zjarr që shpërtheu të enjten në shtetin amerikan Colorado.

Sherifi i Bolder, Joe Pell, ka thënë se autoritetet të shtunën kanë lëshuar urdhër për bastisjen e disa lokacioneve të caktuara – duke refuzuar të jep më shumë detaje.

Sipas guvernatorit të Colorados, Jared Poliss, zjarri që u shpërnda nga erërat e forta “ka shkatërruar lagje të tëra”. Të paktën 991 shtëpi dhe objekteve tjera janë shkatërruar nga zjarri, derisa qindra tjera janë shkatërruar pjesërisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat