Bolsonaro në spital, mjekët: Nuk do t'i nënshtrohet operacionit

Amerika

Bolsonaro në spital, mjekët: Nuk do t'i nënshtrohet operacionit

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:01
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro nuk do të ketë nevojë për operacion, thanë mjekët e tij të martën, një ditë pasi lideri i ekstremit të djathtë u dërgua me urgjencë në spital me një zorrë pjesërisht të bllokuar, raporton France24.

"Nënokluzioni intestinal i Presidentit Jair Messias Bolsonaro është eliminuar, pa pasur nevojë për operacion," tha në një deklaratë spitali Vila Nova Star në Sao Paulo.

“Pacienti po bën përparim të kënaqshëm si në vlerësimet klinike ashtu edhe në ekzaminimet laboratorike”.

Nuk ka asnjë datë të caktuar për lirimin e tij, shtoi ajo.

Bolsonaro, 66 vjeç, pati dhimbje barku gjatë një pushimi plazhi të Vitit të Ri në shtetin jugor të Santa Catarina dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën herët me avion presidencial.

Është i fundit në një seri problemesh shëndetësore që kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës zgjedhore të 2018-ës që e solli në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat