Dy personave iu buzëqeshi fati në SHBA – do ta ndajnë çmimin e lotarisë prej 448 milionë dollarësh

Amerika

Dy personave iu buzëqeshi fati në SHBA – do ta ndajnë çmimin e lotarisë prej 448 milionë dollarësh

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Tërheqja e numrave të lotarisë amerikane, Powerball me rastin e ndërrimit të motmoteve ishte plot sharmë.

Sipas Powerball.com, dy personave iu buzëqeshi fati pasi kanë fituar çmimin kryesor dhe do ta ndajnë atë. Biletat u shitën në Kaliforni dhe Wisconsin.

Çmimi kryesor i lotarisë Powerball u rrit në rreth 632.6 milionë dollarë (bruto), gjegjësisht dy fitues do të ndajnë çmimin prej 448 milionë dollarësh (neto), raporton foxnews.

Theksojmë se çmimi më i madh i fituar ndonjëherë kapte vlerën prej 1.586 miliardë dollarësh dhe ishte ndarë më 13 janar të vitit 2016, ku ishin tre fitues.

Powerball kujtojmë se luhet në 45 shtete të SHBA-së, duke përfshirë Uashingtonin, Puerto Rico dhe Ishujt e Virgjër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat