U gjetën 10 trupa në një makinë në Meksikë, dy persona të arrestuar

Amerika

U gjetën 10 trupa në një makinë në Meksikë, dy persona të arrestuar

Më: 7 janar 2022 Në ora: 06:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy arrestime janë bërë pasi 10 trupa u gjetën në një makinë në pjesën qendrore të shtetit meksikan Zacatecas. Zbulimi u bë pasi makina u la jashtë zyrës historike lokale të guvernatorit të shtetit në mes të një sheshi publik. Zyrtarët u bënë dyshues për makinën dhe gjetën trupat në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Guvernatori i shtetit qendror David Monreal më vonë konfirmoi në rrjetet sociale që dy të dyshuar janë ndaluar raporton “BBC”. Ata erdhën dhe i lanë këtu përballë pallatit dhe viktimat mund të ishin rrahur tha ai. Ministria e Sigurisë së Meksikës deklaroi që po dërgojnë ndihmë për të ndihmuar investigimin lokal.

Meksika prej një kohe të gjatë vuan nga niveli i lartë i krimit dhe vrasjeve. Shteti i Zacatecas ka parë një rritje të dhunës pasi bandat e drogës që operojnë në zonë luftojnë për territor dhe nuk kanë qenë të pakta ngjarjet ku trupa janë lënë në vende publike. Zoti Monreal tha në një video të publikuar nga vendngjarja që nga pak do ta fitojmë paqen tonë.

Ai e cilësoi dhunën si një trashëgimi të mallkuar që e morën sipas “AFP-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat