Gazetarja përplaset nga makina gjatë raportimit live

Amerika

Gazetarja përplaset nga makina gjatë raportimit live

Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:39
Pamje nga videoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një gazetare gjatë transmetimit live është goditur nga një makinë.

Gazetarja nga Virxhinia po raportonte për kushtet klimaterike ndërkohë që u u përplas nga makina.

Në videon e publikuar shihet një makinë që  vjen në drejtim të saj duke e rrëzuar në tokë.

Gazetarja fatmirësisht është mirë dhe nuk ka pësuar lëndime, madje është ngritur në këmbë pas disa sekondash.

Pavarësisht  se ishte e tronditur nga aksidenti, ajo iu rikthye punës duke raportuar për ngjarjen e cila mbeti përgjysmë për shkak të aksidentit të frikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat