SHBA/Statuja e Theodore Roosevelt u hoq nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në New York për shkak të kritikave se simbolizon racizmin

Amerika

SHBA/Statuja e Theodore Roosevelt u hoq nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në New York për shkak të kritikave se simbolizon racizmin

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:36
Statuja e Theodore Roosevelt

Roosevelt “përshkroi” në një udhëtim të ashpër, që nuk rezistoi dotë, sidomos me lëvizjen anarkiste të vitit 2020, kur u vu nën “zjarr” mes protestave mbarëkombëtare të Black Lives Matter, të shkaktuara nga vrasja e George Floyd nga policia në maj 2020.

Një statujë e Theodore Roosevelt që ka qëndruar përpara Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore në Manhattan për më shumë se 80 vjet, u hoqë me vinç të mërkurën, gjatë natës.

Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore lajmërojë vetëm mbasi e kishte heqë statujën prej bronzi të ish-presidentit Theodore Roosevelt nga hyrja e saj për shkak të kritikave se simbolizon racizmin dhe zgjerimin kolonial, transmetoi NY1, raporton Bota sot.

Image
Statuja e Theodore Roosevelt

Statuja e cila ka qëndruar jashtë Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës në New York që nga viti 1940, tregonte ish-presidentin Roosevelt të hipur në kalë me dy persona anash tij, një amerikan (yanky)vendas dhe një afrikan që qëndron pranë kalit.

Monumenti prej bronzi që përshkruan presidentin e 26-të të vendit mbi një kalë i rrethuar nga një burrë me ngjyrë i konsideruar si një skllav afrikan dhe një burrë vendas amerikan Yanky amerikan i pastër- i cili pati ndezur vitin e kaluar protesta për atë që kundërshtarët e vendosjes së kësaj statuje e shikonin si  “lavdërim” ose “krekosje” me kolonializmit dhe si statuje raciste - u hoq me një vinç pak pas mesnate, duke lënë pas vetëm piedestalin e tij prej betoni në atë shesh para Muzeut Natyrorë në NYC.

Image
Statuja e Theodore Roosevelt

Stauja prej bronzi të ish-presidentit Theodore Roosevelt nën presidencën e Donald Trump, për hirë të së vërtetës mbas 80 vjetëve në të njëjtin gend u bë “beftas” një nga figurat e diskutueshme, dhe do të dërgohet në një bibliotekë në Dakotën e Veriut - vendlindjen e tij me një “hua” afatgjatë, me muzeun në NYC, thanë zyrtarët.

Heqja e statujës me një vlerë prej 2 milionë dollarësh, e kryer nga një kompani private në bashkëpunik me muzeun dhe Bashkinë qytetit, dhe vjen pasi Komisioni i Dizajnit Publik të Qytetit të Nju Jorkut , votoi në qershor për zhvendosjen e monumentit.

Muajin e kaluar, njujorkezët nuk arritën ta “fotografoin” më, statujën, mbasi muzeu e mbuloi statujën 10 metra të lartë me një mbulesë plastike portokalli përpara heqjes dhe dërgesës së saj në Bibliotekën Presidenciale Theodore Roosevelt në Medora, Dakota e Veriut.

Image
Statuja e Theodore Roosevelt

Një nga pasardhësit e ish-presidentit, Theodore Roosevelt V, përgëzoi planin e heqjes vitin e kaluar, duke thënë se "është e përshtatshme që statuja po zhvendoset në një vend ku përbërja e saj mund të rikontekstualizohet për të lehtësuar diskutimet e vështira, komplekse dhe gjithëpërfshirëse".

Megjithatë, disa kritikë e quajtën zhvendosjen si “një fitore për kulturën e anulimit - dhe një goditje për historinë”.

Ish Presidenti Donald Trump e kundërshtoi heqjen e statujës, kur nisën protestat të “shënjëstruar” kundër tij si : "Qesharake, mos e bëni!", shkroi ai në rrjetet sociale, dy vite më parë.

Statuja u vu nën “zjarr” mes protestave mbarëkombëtare të Black Lives Matter, të shkaktuara nga vrasja e George Floyd nga policia në maj 2020. 

Statuja e cila ka qëndruar jashtë Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës në New York që nga viti 1940, tregonte ish-presidentin Roosevelt të hipur në kalë me një amerikan vendas dhe një afrikan që qëndron pranë kalit.

"Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore, u tha gazetarve sepse si rrodhën ngjarjet mbas protestave 2020, ata kishin kërkuar të hiqej statuja e Theodore Roosevelt - ngase nuk donin të ngrenin më shumë pokemika në lidhje me këtë statujë”

Image
Statuja e Theodore Roosevelt

 Ngaqë simbas tyre kritikët thanë “që ajo përshkruan në mënyrë të qartë njerëzit me ngjyrë dhe popullin indigjen si të nënshtruar dhe inferiorë në bazë racore", pati thënë duke justifikuar heqjej e statujës nga qyteti i New York-ut , ish kryebashkjaku Bill de Blasio në një deklaratë, dy vite më parë.

"Qyteti mbështet kërkesën e Muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për të hequr këtë statujë problematike", kishte deklaruar de Blasio.

Ndërsa , disa zyrtar të lart në qytet në këshillin bashkiak të qyetit që ishin pro heqjes kushin deklaruar se :”Edhe pse statuja ishte menduar për të treguar Roosevelt-in si një natyralist të devotshëm dhe autor të veprave mbi historinë natyrore", ajo sipbas tyre, “gjithashtu, kumton një hierarki racore që Muzeu dhe një pjesë e opinionin e kanë parë prej kohësh si shqetësuese", thuhej në një njoftim për shtyp në faqen e internetit të muzeut.

Sipas muzeut, kundërshtimet erdhën nga përmbajtja e statujës dhe jo vetë Roosevelt, të cilin muzeu do të vazhdojë ta nderojë.

"Babai i Roosevelt ishte një nga themeluesit e Muzeut dhe Muzeu është krenar për lidhjen e tij historike me familjen Roosevelt", thuhej në komunikatë. 

Në fakt, sipas muzeut Natyror “Roosevelt-it do të i vendoset emëri në Sallën e Biodiversitetit të muzeut.

Image
Statuja e Theodore Roosevelt
Image
Statuja e Theodore Roosevelt

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat