Nëna amerikane dërgoi foshnjën e vdekur të mjeku duke u shtirur kinse është gjallë – i bëri makijazh për t’ia mbuluar mavijosjet

Amerika

Nëna amerikane dërgoi foshnjën e vdekur të mjeku duke u shtirur kinse është gjallë – i bëri makijazh për t’ia mbuluar mavijosjet

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Një nënë që i kishte vënë makijazh rreth pjesëve të mavijosuara foshnjës së saj 11-muajshe të vdekur e më pas ishte shtirur kinse është gjallë, është shpallur fajtore për vdekje nga pakujdesia.

Tyra Anderson, 28-vjeçe nga Washingtoni, kishte shkuar një ditë në spitalin më të afërt me foshnjën e mbështjellë me batanije ngjyrë rozë, për të kërkuar ndihmë nga mjeku.

Ajo u kishte thënë mjekëve se foshnja e saj një ditë më herët – më saktësisht më 3 shkurt të vitit 2020 kishte rënë nga shtrati dhe prej atëherë ka filluar të sillet çuditshëm dhe të marrë frymë me vështirësi.

Foshnja ishte dërguar menjëherë në spitalin e fëmijëve, ku mjekët pas kontrolleve zbuluan “gjurmë të ngjyrës së kaftë” në peshqir.

Nëna fillimisht u kishte thënë se foshnja kishte pjesërisht makijazh, pasi fëmijëve të saj u pëlqen të luajnë me makijazh, e më vonë në gjykatë pranoi fajin ku u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia.

“Me pranimin e fajësisë ajo mund të gjykohet me dhjetë vite burgim, me kushtin që në të ardhmen të mos ketë kontakt me fëmijë pa mbikëqyrje”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Anderson pas daljes nga burgu do t’i kalojë pesë vit nën mbikëqyrje të autoriteteve përkatëse. E në raportin e mjekut shkruan se foshnja kishte pasur ndryshime në ngjyrën e lëkurës – përkatësisht në këmbë, gërvishtje në fytyrë, qafë e duar dhe mavijosje në tërë trupin.

Pas kryerjes së obduksionit është konstatuar se shkaku i vdekjes ishin plagët e rënda në kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat