Kablloja e këputur e tensionit të lartë vret 26 persona në një treg në Kongo

Amerika

Kablloja e këputur e tensionit të lartë vret 26 persona në një treg në Kongo

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Të paktën 26 persona kanë vdekur pasi u goditën nga rryma nga një kabllo elektrike në rënie në një treg në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas mediave të huaja, kablloja e tensionit të lartë u këput dhe ra mbi shtëpi dhe njerëz që bënin pazar pranë kryeqytetit Kinshasa të mërkurën.

Pamjet e pa verifikuara të postuara në mediat sociale duket se tregojnë pasojat e incidentit, me disa trupa të palëvizshëm në pellgje uji.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi prishjen e kabllos së energjisë.

Por në një deklaratë, kompania kombëtare e energjisë elektrike e Kongos tha se besonte se rrufeja kishte goditur një pjesë të kabllos, duke shkaktuar rënien e saj në tokë.

Policia tha se kolapsi ndodhi në lagjen Matadi-Kibala në periferi të Kinshasa dhe se një numër njerëzish vdiqën në vend.

Mediat vendase raportojnë se shumica e viktimave janë femra.

“Kabeli u këput dhe pjesa e drejtpërdrejtë e tij ra në një kanal që ishte mbushur me ujë pas shiut të mëngjesit”, ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve AFP Charles Mbutamuntu, zëdhënës i qeverisë provinciale Kinshasa.

Mbutamuntu tha se trupat ishin dërguar në morg dhe një hetim mbi incidentin ishte duke u zhvilluar.

Kryeministri Sama Lukonde vizitoi tregun më vonë të mërkurën. Në komentet e postuara në Twitter, ai e përshkroi incidentin si një “aksident të tmerrshëm”, duke shtuar: “Unë ndaj dhimbjen e madhe të familjeve. Mendimet e mia janë gjithashtu me të gjithë të lënduarit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat