Kamionistët nuk tërhiqen, në Kanada shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Amerika

Kamionistët nuk tërhiqen, në Kanada shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Foto

Protestat një javore të kamionistëve kundër kufizimeve për luftën ndaj pandemisë në Kanada, nuk japin asnjë shenjë qetësimi.

Përballë indinjatës popullore në Otava, kryetari i bashkisë vendosi të përdorë forcën policore, teksa e përshkroi situatën e krijuar në këtë qytet, praktikisht “si një rrethim”.

“Qyteti është plotësisht jashtë kontrollit”, deklaroi Jim Watson, që theksoi se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë e tubimet, sipas tij,  përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve. Qendra e Otavës është paralizuar, pasi rrugët janë bllokuar nga makinat dhe tendat. Mijëra vetë zbritën sërish këtë fundjavë në rrugët e Otavës duke iu bashkuar qindra protestuesve të cilët qëndruan aty përgjatë fundjavës.

Fushata “Autokolona e Lirisë” nisi pas paraqitjes së rregullave të reja kundër pandemisë, për shoferët e kamionëve sipas të cilave të gjithë ata duhet të jenë të vaksinuar për të kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Protestat tashmë janë përhapur edhe kundër masash të tjera kufizuese.

Autokolona e Lirisë ka marrë edhe mbështetjen e shumë republikanëve në Shtetet e Bashkuara, përfshire ish-presidentin Donald Trump, i cili e quajti kryeministrin kanadez  Justin Trudeau, “një lunatik të së majtës ekstreme”, që e shkatërroi “Kanadanë me mandate të çmendura Covidi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat