Fillojnë arrestimet në protestat kundër vaksinave në Kanada

Amerika

Fillojnë arrestimet në protestat kundër vaksinave në Kanada

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Policia në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, ka thënë se demonstruesit të vendosur dhe të vrullshëm po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë kundër urdhrit për vaksina që po udhëhiqet nga kamionistët.

Ottawa është në gjendje të jashtëzakonshme pasi policia përpiqet të frenojë protestën.

Në të ashtuquajturën Konvoja e Lirisë ka fëmijë në automjete që mund të rrezikohen gjatë operacioneve, thanë autoritetet.

Rreth 80 hetime penale janë nisur në lidhje me protestat.

Nga mijëra demonstrues, janë bërë dhjetëra arrestime.

Derisa protesta ka qenë kryesisht paqësore, policia shprehu shqetësimin për retorikën ekstremiste që vjen nga grupet e ekstremit të djathtë në tubim. Përveç abuzimeve racore dhe homofobike të raportuara, protestuesit vallëzuan mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Memorialin Kombëtar të Luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat