Ish-këshilltari i Trumpit: Ky është objektivi më i madh i menjëhershëm strategjik i Putinit, paq fat Evropë!

Amerika

Ish-këshilltari i Trumpit: Ky është objektivi më i madh i menjëhershëm strategjik i Putinit, paq fat Evropë!

Nga: A.ZH Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton

Vladimir Putin është i fiksuar në rivendosjen e "sovranitetit" mbi pjesë të mëdha të Evropës Lindore dhe qytetarët e kontinentit nuk mund të mbështeten tek BE-ja për t'i dalë kundër tij, ka paralajmëruar ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton.

Bolton, i cili u emërua nga ish-presidenti Donald Trump në vitin 2018, duke lënë postin e tij 16 muaj më vonë, sugjeroi gjithashtu se presidenti francez Emmanuel Macron, i cili foli me Presidentin rus të hënën, ishte i motivuar nga kërkesa e tij për t'u rizgjedhur.

Tensionet në Evropë po rriten si rezultat i ngritjes ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën, me shumë analistë dhe politikanë që tani besojnë se një pushtim është i pashmangshëm, raporton express.uk, përcjell Bota sot.

Bolton, duke folur në një seminar online të organizuar nga Shoqata e Shtypit të Huaj, tha: “Mendova për një kohë të gjatë se ai donte të rivendoste hegjemoninë ruse në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik. Unë mendoj se tani, ky mbetet objektivi i tij, por mendoj se ai mund ta ketë zgjeruar atë për të përfshirë sovranitetin mbi një pjesë të mirë të atij territori, jo thjesht hegjemoninë."

“Por me të vërtetë unë mendoj se ky është objektivi i tij më i madh i menjëhershëm strategjik, duke u përpjekur të gjejë mënyra për të dobësuar dhe përçarë aleancën e NATO-s – sipas mendimit të Putinit, një NATO më e dobët, është një Rusi më e fortë. Paq fat Evropë”, shtoi ai./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat