Momenti kur babai nxirret jashtë nga mbledhja e një bordi të shkollës në New York, pasi refuzoi maskën

Amerika

Momenti kur babai nxirret jashtë nga mbledhja e një bordi të shkollës në New York, pasi refuzoi maskën

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 23:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një baba i dy fëmijëve diku në New York u largua me forcë nga një mbledhje e bordit të shkollës këtë javë pasi refuzoi ta mbante maskën.

Sipas medieve të huaja, të martën në mbrëmje, Dave Calus, ishte ulur dhe nuk kishte maskë derisa shikonte një prezantim në një takim të bordit arsimor në Webster, në lindje të Rochester,  kur roja i sigurisë thuhet se i kërkoi atij ta vendoste maskën.

Thuhet se Calus iu përgjigj me “faleminderit”, por roja vazhdoi: “Jo, ju duhet ta vendosni maskën tani”.

Pamjet tregojnë se si babai vazhdon ta refuzojë vendosjen e maskës. Më pas roja e kap pjesën e pasme të karriges së tij, duke e tërhequr mbrapsht nëpër dysheme.

Babai kthehet për t’u përballur me rojen, derisa ky i fundit po ia tregonte derën.

Disa çaste më vone, roja përfundimisht e nxjerrë burrin nga dhoma.

Një grua dëgjohet duke bërtitur: ‘Çfarë po bën?! Çfarë po bën?! Ky është sulm!’

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat