Gripi i shpendëve alarmon SHBA-në

Amerika

Gripi i shpendëve alarmon SHBA-në

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Operacionet e asgjesimit të shpendëve në Kentaki dhe Virxhinia konfirmuan se kishte zogj të infektuar me një formë vdekjeprurëse të gripit të shpendëve. Zyrtarët e bujqësisë, disa ditë pasi disa pula në Indiana rezultuan pozitive, ngritën shqetësime për një shpërthim gripi më të gjerë në vend.

Infektimet më të fundit të identifikuara ishin në Tyson Foods. Ku gjenden më shumë se 240,000 pula. Zyrtarët thanë se po prisnin gjithashtu se po prisnin rezultatet e testeve në një tufë gjelash në Webster.

Zyrtarët qeveritarë dhe kompania thanë të hënën, se ky shpërthim gripi kërcënon industrinë e shpendëve në SHBA.

Infeksionet tek pulat e rritura shkaktuan më shumë kufizime në eksportet e SHBA-së me Kinën që bllokoi produktet e shpendëve nga Kentaki. Javën e kaluar, blerës si Kina dhe Koreja kufizuan blerjet e shpendëve nga Indiana për shkak të një shpërthimi në një fermë komerciale gjelatash atje.

Pulat në Fulton County, Kentucky, të vendosura pranë kufirit me Tenesi, u infektuan me të njëjtin lloj H5N1 të gripit të shpendëve.

Ata thanë se ishte shpërthimi i parë në Kentaki i gripit vdekjeprurës të shpendëve, i cili vrau më shumë se 50 milionë pula dhe gjela në SHBA në vitin 2015.

Zogjtë nga tufa e infektuar do të asgjësohen dhe nuk do të hyjnë në sistemin ushqimor, thanë zyrtarët shtetërorë, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat