Dy të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në Venezuelë

Amerika

Dy të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në Venezuelë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Dy ushtarakë humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar në Venezuelë, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në shtetin perëndimor të Laras.

Avioni që i përkiste ushtrisë venezueliane, i prodhuar në Rusi, dyshohet se u rrëzua për shkak të amortizimit të tij.

Ngjarja e rrëzimit të helikopterit u pa nga banorët e zonës të cilët ndërhynë për të shpëtuar ushtarakët, por fatkeqësisht dy prej tyre kishin humbur jetën për shkak të përplasjes.

Autoritetet venezueliane ende nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen, ndërkohë që një hetim ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat